KryesoreLajme

Kurti: Komuniteti ndërkombëtar të kërkojë llogari nga Serbia, privoi komunat në veri nga zhvillimi

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e katër komunave në veri nga zhvillimi i duhur.

Ai ka thënë se detyrimi i serbëve të Kosovës nga, siç i ka quajtur ai, grushti kriminelësh, të udhëhequr nga paratë, narkotikët dhe trafikantët e armëve të cilët janë në listën e zezë të SHBA-së, duhet të dënohen publikisht.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Kurti ka thënë se dhjetë komuna me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

“Këtë e bën të ditur Departamenti i Buxhetit të Ministrisë së Financave nga të dhënat e 14 viteve të fundit (’08-’22). Kur është fjala për shfrytëzimin e buxhetit, 6 komunat relativisht të integruara me shumicë serbe në jug kanë performuar vazhdimisht më mirë se ato 4 në veri”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Sipas tij, politikanët serbë dhe udhëheqësit komunalë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe në gjendje të planifikonin, siguronin dhe zbatonin më shumë infrastrukturë arsimore, shëndetësore dhe transporti për qytetarët e tyre sesa katër komunat në veri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *