Lajme

Momenti kur trupat e Kosovës mbërrijnë në Adana, priten me duartrokitje nga vullnetarët turq

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Turqi, në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

Për të mbështetur operacionin e kërkim-shpëtimit, në aeroportin e Stambollit të hënën mbrëma kanë arritur edhe ekipet e Spanjës.

Ndryshe, një termet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën. Kombet e Bashkuara thanë se ky tërmet ishte më i fuqishmi i qarkut në më shumë se 80 vjet.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Të paktën 3 mijë persona kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi të hënën mbrëma se kanë nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacion humanitar në Turqi.

“Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm”, shkroi ai në Facebook.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Siç bëri të ditur Mehaj, task-forca përbëhet nga specialistët e FSK-së në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.

“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit”, u shpreh tutje ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *