Bota

Në Kiev raportohet për sulme ajrore, ndërsa mbahet samiti BE-Ukrainë

Sirenat e sulmit ajror ranë Kiev përpara fillimit të samitit midis qeverisë ukrainase dhe Komisionit të BE-së.

Në takim, përveç Presidentes Ursula von der Leyen, marën pjesë edhe nënkryetarët Margrethe Vestager, Valdis Dombrovskis, Vera Jourova, Marso Sefcovic, Margaritis Schinas dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell.

Të pranishëm ishin edhe Paolo Gentiloni, Ylva Johansson, Janez Lenarcic, Janusz Wojciechoëski, Olivér Várhelyi, Virginijus Sinkevičius, Nicolas Schmit, Didier Reynders dhe Mairead McGuinness.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Sipas inteligjencës ukrainase, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të pushtojë rajonet Lugansk dhe Donetsk deri në mars.

Dhe në terren ka me të vërtetë “një intensifikim i sulmeve ruse, veçanërisht në Lugansk”, deklaroi guvernatori Sergy Gaidai në TV ukrainas.

“Rusët po mbyllin internetin celular në Lugansk të pushtuar nga frika se banorët vendas do të raportojnë çdo gjë nga rajoni,” shtoi ai.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë po i afrohet 200 mijë pas 11 muajsh lufte , 8 herë më shumë se numri i ushtarëve amerikanë në dy dekada konflikt në Afganistan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *