Helikopteri i marinës amerikane stërvitje ushtarake në Shqipëri
Skuadra luftarake e helikopterëve të marinës amerikane (HSC) 5 ka kryer trajnime në brendësi të Shqipërisë.
Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA përmes një postimi në Twitter, ku theksohet se stërvitja ushtarake është zhvilluar në fshatin Bizë, duke i dhënë mundësi skuadriljes së helikopterëve amerikanë “kryerjen e fluturimeve malore, fluturimeve taktike të nivelit të ulët, ulje jashtë aeroportit dhe stërvitje të koordinuara me shumë njësi”.
1/3 The U.S. Navy Helicopter Sea Combat Squadron (HSC) 5, assigned to the aircraft carrier USS George H.W. Bush, conducted inland training in Albania recently. pic.twitter.com/j76DwelkqD
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 3, 2023
“Bashkëpunimi ndërmjet ushtrisë amerikane dhe Shqipërisë lejoi njësitë nga të dy vendet të stërviteshin dhe të ndërtonin aftësi së bashku si aleatë të NATO. Mezi presim më shumë stërvitje të përbashkëta stërvitore ushtarake gjatë #DefenderEurope2023”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.
Rruga Press