ArgumentKryesore

Fshehja e Ramës pas Twitterit, Elisa Spiropalit dhe non gratës së Berishës është konfirmim i aferës “McGonigal”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka marrë pjesë në interpelancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të duhej të diskutohej skandali i tij me ish-agjentin e FBI-së.

Ai ka reaguar në lidhje me mungesën e tij në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku delegoi ministren Elisa Spiropalin në interpelancën e thirrur për çështjen McGonigal.

Duke iu referuar akuzave në parlament, Rama është strehuar duke shkruar përmes një postimi në Twitter se kjo është një tallje e shpifur e politikës.

Ai nënvizon në reagimin e tij se në SHBA nuk ka asnjë akuzë apo pretendim ndaj tij se është i përfshirë në korruptimin e ish-zyrtarit të FBI-së.

“Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Lexo më shumë  Kurti për sulmin në Zveçan: Nuk ka individ e as struktura që janë më të fuqishme se Kosova

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri i Shqipërisë, i strukur në Twitter dhe pas Elisa Spiropalit, fshehjen e tij me gjasë e bën për të evituar fjalët mbi aferën, fjalë të cilat më vonë mund të përdoren në hetimin ndaj tij.

Edhe kësaj here, kryeministri i Shqipërisë tentoi që skandalin e radhës ta kalojë me argumentin e lodhur të dalë boje, duke e lidhur gjithçka, për ta denigruar çështjen, me Sali Berishën dhe non gratën e tij.

Lexo më shumë  FOTO/ Sulmi mbi Komunën e Zveçanit, dalin pamjet e dëmeve të shkaktuara

Askujt nuk i intereson non grata dhe Berisha në lidhje me këtë aferë. Publiku shqiptar do të dëgjojë për aferën McGonigal, dhe nëse Rama është i pafajshëm siç pretendon, është i lirë t’i ofrohet publikut.

Fshehja pas Twitterit, Sali Berishës dhe Elisa Spiropalit janë vetëm konfirmim i dyshimit të bazuar se ai ka paguar ish-agjentin e FBI-së me paratë e shtetit shqiptar që ky i fundit të çojë përpara interesin privat të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste përmes ndikimit që McGonigal kishte në SHBA.

Të gjithë e dinë që marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë shumë të mira. Njëkohësisht, të gjithë duan të dinë se si janë marrëdhëniet mes Ramës dhe SHBA-së pas plasjes së skandalit “McGonigal”.

“Gjigandi” është tkurrur, “lideri global” i ka dhënë frerët në dorë miniaturës së tij Spiropali dhe globalizmin e tij po e ushtron në rrjete sociale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *