Lajme

Avokatët kundër hartës së re gjyqësore: Një personi i duhen rreth 7 vite për të përfunduar një proces

DURRËS

Nga kjo e mërkurë qytetarët që kanë një çështje të hapur në gjykatë Apeli duhet të udhëtojnë drejt Tiranës për të ndjekur nga afër proceset gjyqësore. Kreu Dhomës së Avokatisë Durrës, Lorval Petani tha se në Durrës janë 2900 dosjet në pritje janë nisur drejt kryeqytetit. Petani jep një parashikim të zymtë, sepse dhënia e vendimit për një çështje mund të kërkojë deri në 5 vite kohë.

VLORË

Avokatët në Vlorë kanë kundërshtuar edhe njëherë hartën e re gjyqësore. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë, Durim Bajramaj deklaroi se një person i duhet rreth 7 vite për të përfunduar një seancë gjyqsore. Në gjykatën e Vlorës ishin rreth 7 mije dosje të cilat priten të gjykohen.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

FIER

Edhe kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier Ermal Hamataj,  e vuri theksin te kostot e shtuara në kurriz të qytetarëve.

GJIROKASTËR

Edhe në Gjirokastër seancat e lëna përgjysmë janë tranferuar në Gjykaten e Apelit në Tiranë për t’u shqyrtuar nga të njëjtët gjyqtarë. Sipas informacioneve zyrtare, numri i dosjeve që do të transferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë është 600, të mbledhura nga Gjykatat e Faktit në Gjirokastër, Përmet e Sarandë.

KORÇË

Në Korcë janë 900 çeshtje që ishin të depozituara ne Apelin e Korcës janë transferuar në Tiranë. Dosjet e gjykates administrative janë transferuar drejt Lushnjes, ndersa ceshtjet e gjykatës së shkallës së parë të Pogradecit, do të gjykohen në vijimësi nga gjykata e shkallës së parë në Korçë

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

SHKODËR

2123 dosje në shqyrtim nga Gjykata e Apelit Shkodër janë transferuar në Gjykatën me Juridiksion të Pergjithshëm në Tiranë.

“5 gjyqtar të Apelit të Shkodrës 4 janë transferuar në Tiranë së bashku me 5 punonjëse të admininistratës ndersa 1 gjyqtar i komandar është rikthyer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, sëbashku me 8 anëtarë të administratës”

Nga 2150 dosje të transferuara në Apelin e Tiranës 1068 jane civile, 760 penale, 50 administrative penale, 135 administrative civile dhe 111 me gjykim fillestar në Apel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *