Lajme

Alicia Kearns ngre shqetësimin në Parlamentin e Britanisë: A ka kundërshtuar qeveria britanike krijimin e enklavës serbe të stilit Republika Serbska në Kosovë?

Deputetja britanike Alicia Kearns, kryetare e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin e Britanisë, ka ngritur shqetësim se me propozimin franko-gjerman, po rrezikohet edhe krijimi i një enklave të re të stilit të Republika Sërpskas në Kosovë.

Kearns ka pyetur gjatë seancës qeveritarët nëse e kanë kundërshtuar këtë ide të krijimit të një Republika Sërpska të re dhe nëse do të bllokohet Republika Sërpska që të manovrojë në bursën e Londrës, duke thënë se me këtë po i financon planet e ambiciet që ka për t’u shkëputur nga territori i Bosnjë-Hercegovinës.

Lexo më shumë  A është Berat Buzhala Lidhja Kryesore e Serbisë në Kosovë?

“Jam shumë e shqetësuar nga propozimi franko-gjerman për të krijuar një enklavë të stilit Republika Serbska në Kosovë. A mund të konfirmojë qeveria se e ka kundërshtuar këtë ngulitje të etno-nacionalizmit brenda Ballkanit? Dhe në këtë pikë, a do t’ia bllokojmë Republika Serbskas mbledhjen e parave në bursën e Londrës, sepse kjo është vetëm për të financuar këto plane separatiste dhe ambicioze?”, tha deputetja britanike, Kearns.

Nga Qeveria e Britanisë ka marrë përgjigjen se autoritetet e Britanisë ndajnë këto shqetësime për enklavë serbe në veri të Kosovës dhe se po punojnë ngushtë me partnerët për të përkrahur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Lexo më shumë  Grupi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian dënojnë sulmin në Zubin Potok dhe i bëjnë thirrje Serbisë

“E lehtësuar që qeveria e ka konfirmuar se nuk do të përkrahë krijimin e një enklave të re serbe në Kosovë. Është kyçe të mos rrënjoset më tej etno-nacionalizimit në Ballkan”, ka shkruar më tej Kearns në llogarinë e saj në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *