Qasja e Gabriel Eskobarit është sa e dëmshme për Kosovën aq edhe e rrezikshme për interesat afatgjata amerikane në Ballkan
Nga Nezir Kraki
Qasja e Gabriel Eskobarit është sa e demshme per Kosoven aq edhe e rrezikshme per interesat afatgjata amerikane ne Ballkan.
Është qasje qe dhunon parimet themelore te demokracise qe dmth eshte ne shperputhje totale me vlerat per te cilat dhe mbi te cilat eshte ndertu edhe vet Amerika. Eshte me skandaloze se qasja e Juri Kimit ne Shqiperi e cila nga ballkoni i ambasades vendos se kush duhet te jene lideret e partive politike e kush kryeminister.
Kur Eskobar thote se marreveshjet e leshimet e demshme per Kosoven mund te arrihen edhe pa Kosoven, dmth pa institucionet legjitime te saj, ai ose e ka ngaterru Kosoven me Sudanin e Jugut e me Somaline ose nuk e di çka flet ose te dyja bashke. Skdoqofte, jo Eskobari por edhe Joe Biden personalisht me ardhe, Kosova nuk duhet te pranoje qe t’i shkelmohet shtetesia e dinjiteti as nga mosdija e disave as nga ngutia e disa tjereve. Ne Kosove NUK KA partnerë alternativë qe mund te vendosin per fatin e atij vendi me nga 5% vota. Kosova ka zot shpie, populli ka vendos kush me qene zot shpie aty, sikur populli amerikan qe vendos. Se derisa i shkruaj keta rreshta po skuqem nga paushallizmi i kesaj gjenerates se re te diplomateve amerikanë qe ne shume raste nga mosdija e ngutia veprojne edhe kunder Amerikes.
Tash ju me siguri ma kujtoni qe « pa Ameriken s’kemi jete ». Po, e di. Por edhe ne Amerike ka amerikanë qe te shesin e te tradhetojne per dy ledhatime ne Beograd ose dy zarfe per jete pa brenga. Edhe Amerika prodhon grenella e della qe jane te gatshem te dalin nga Kosova ne Serbi e nga Serbia ne Rusi brenda nates.
E keta qyrranat e opozites qe jargiten kinse po brengosen per Kosoven, keta nuk me skuqin më, keta me bejne me vjell. Po behen muaj qe presin ne rresht mesazha e ftesa e shtyhen me brryla kush do jete « partneri » i Eskobarit. More te pacipë, a e kuptoni qe me cdo veprim jeni ne vije me strategjine serbe? A e kuptoni qe ideja qe te anashkalohen institucionet e Kosoves eshte mospranim i vet Kosoves si shtet? Esbte tradheti kombetare…
E perseris, Kosova duhet te tregohet konstruktive por NUK KA CKA JEP MË. PIKE.
Rruga Press