Lajme

Videomesazhi/ Detaji që tradhëton “gripin” publik të Ramës

Edi Rama i dha fund mungesës dhe u rishfaq mëngjesin e kësaj të hëne. Hera e fundit që ai doli në publik ishte 5 ditë më parë, kur mblodhi edhe drejtuesit politikë, ndërsa para gazetarëve mohoi akuzat se ka lidhje me hetimet që autoritetet amerikane po bëjnë për zyrtarin e arrestuar McGonigal. Pikërisht ky skandal ku emri i tij përmendej plot 14 herë në aktakuzën amerikane kishte shtuar spekullimet se kryeministri ishte fshehur, për të mos u përballur me këtë episod aspak të këndshëm për karrierrën e tij.

Por ai i ka hedhur poshtë këto spekullime duke pretenduar se ka qenë me grip.

Në një videomesazh nga zyra e tij ai tha: “Përshëndetje, fillim javë të mbarë, uroj të jeni mirë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe ‘nuk të bën për burrë’, kur thonë tironsit”.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Natyrisht, ky është sezon një virusesh dhe nuk përbën çudi që edhe “Skënderbeu” të mos jetë imun ndaj tyre. Por Ramën e tradhëton një fakt tjetër. Ai kurrë nuk e informon publikun për buletinin e tij shëndetësor, që ruhet si sekret shtetëror i denjë për një vend diktatorial. Ai kurrë nuk ka informuar as për krizat e veta të azmës, as për ankthet dhe as për bllokimin që i bën hernia diskale. Ndërsa këtë herë që në fjalinë e parë të videomesazhit kujtohet të njoftojë se ka qenë katër ditë me temperaturë.

Natyrisht ky njoftim shëndetësor ka karakter politik. Përndryshe lajme të tilla do qenë bërë rutinë sa herë shefi i qeverisë nuk ndihej mirë fizikisht apo psikologjikisht.

Por, nëse ka pasur një synim të tillë, ai nuk e ka arritur dot qëllimin. Sepse të gjithë ata që kanë ngritur pikpyetje se kryeministri u zhduk për shkak të skandalit McGonigal, nuk kanë marrë përgjigje nga kjo transparencë shëndetësore e aplikuar për herë të parë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Pra, Rama mund të këtë qenë vërtet i prekur nga kjo flamë stinore, por fakti që ai e bëri publike atë nuk ka të bëjë aspak me gripin. Ai e vuri në dukje këtë fakt për të kundërshtuar ata që shkruanin se ai qe tronditur nga zbulimi i faktit se kishte korruptuar një zyrtar të FBI për ta përdorur kundër opozitës. Pra edhe nëse ka qenë i sëmurë ai e përdori sëmundjen në funksion të një strategjie komunikimi. Dhe të mendosh që një javë më parë tha se nuk do i përgjigjej më atyre që hidhin gurë në lumë për çështjen McGonigal./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *