Lajme

Hakerat iranianë publikojnë certifikatën e dalë nga sistemet një ditë më parë, eksperti i IT ngre alarmin: Janë brenda serverave apo në zyrat e AKSHI-t?

Eksperti i IT-së Gent Progni ka ngritur alarmin në lidhjë me hakerat iranianë, të cilët kanë pasur akses në shumë të dhëna personale të qytetarëve shqiptar.

Teksa ka postuar një certifikatë personale, e publikuar nga hakerat iranianë por që është fshirë shumë shpejt në Telegram, ai pyet nëse ata kanë ende akses në sistem. Kjo pasi certifikata mban datën 29/01/2023.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Ai shkon më tej duke hedhur dyshime nëse hakerat janë brenda serverave apo në zyrat e AKSHI-t.

Postimi:

Hakerat jane akoma ne sistem, para pak minutash u postua kjo certifikate dhe u fshi, e cila mban daten 29/01/2023. Pyetje:
1- Hakerat jane brenda ?
2- Kush e ka gjeneruar ate certifikate(user) ?
3- A jane hakerat brenda serverave apo ne zyrat e AKSHIT?
4- Po shtohet paniku i “iranianve”?

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *