Lajme

Shkëlzen Berisha del nga SPAK: U mora në pyetje për Gërdecin

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut pas më shumë se një ore i marrë në pyetje për ngjarjen e Gërdecit.

Ai u shpreh  se ka qenë në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen.

Shkëlzen Berisha u shpreh i habitur për faktin që thirret nga Prokuroria  e Posaçme, pasi ai nuk ka dijeni dhe ato që çfarë ka pasur për të thënë i ka bërë publike.

Lexo më shumë  FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

“Jam thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit. Unë s’kam lidhje me këtë ngjarje, kam përsëritur ato që thënë publikisht.

Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh mendojnë se mund të kenë dijeni. Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me këtë.

I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë. Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia. Unë ia thashë pa diskutim se duhet ta gjeni se kujt i përket nëse nuk është falsifikim”, deklaroi Shkëlzen Berisha.

Lexo më shumë  Raporti i Avokatit të Popullit në Shqipëri: 1/3 e popullsisë jeton në kushte të vështira

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *