Bota

Tifozët serbë pro-rus shfaqin simbolin “Z” gjatë ndeshjes së tenistit Novak Gjokoviqit, në Australian Open

Një protestues pro-rus u pa i veshur me një bluzë që kishte të stampuar simbolin “Z” të pushtimit rus në Ukrainë, gjatë turneut të tenisit Australian Open.

Personi u pa në tribunat në Melbourne Park gjatë fitores çerekfinale të Novak Gjokoviqit, ndaj Andrey Rublevit.

Kjo erdhi pasi një video u shfaq në mediat sociale dhe aty dukej një fans në shkallët e Rod Laver Arena, duke mbajtur lart një flamur rus me imazhin e Vladimir Putinit mbi të, raportoi Sky News.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Organizatorët e turneut Tennis Australia kanë thënë se katër mbështetës në Australian Open me “flamuj dhe simbole të papërshtatshëm” tani po merren në pyetje nga Policia e Victorias.

“Katër persona në turmën që po dilnin nga stadiumi zbuluan flamuj dhe simbole të papërshtatshëm, si dhe kërcënuan rojet e sigurisë. Policia e Victoria-s ndërhyri dhe po vazhdon t’i marrë në pyetje,” tha Tennis Australia në një deklaratë.

“Komforti dhe siguria e të gjithëve është prioriteti ynë dhe ne punojmë ngushtë me sigurinë dhe autoritetet.”, u shprehën ata.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Flamujt rus dhe bjellorus janë ndaluar nga Melbourne Park gjatë Australian Open pas një ankese nga ambasadori i Ukrainës në vend, javën e kaluar.

Forcat ruse kanë përdorur shkronjën “Z” si një simbol identifikues në automjetet e tyre në Ukrainë gjatë pushtimit.

Shenjën e kanë përdorur edhe mbështetësit e pushtimit rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *