Të gjithë presin “shkrirjen”/ Bordi i Ramës “rrjep” xhepat e shqiptarëve, rritet nafta
Bordi i transparencës ka vendosur sot në mënyrë të papritur që të rrisë çmimin e karburanteve në vend.
Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 210 lekë për litër, nga 208 lekë që është sot, pra 2 lekë më shtrenjtë. Sipas njoftimit që hyn në fuqi sot në orën 18:00, benzina do të kushtojë 192 lekë/litri, kurse gazi 69 lekë/litri.
Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare prej më shumë se një muaji është në “pikiatë”, kurse bordi i ngritur nga kryeministri Edi Rama abuzon dhe tallet me xhepat e shqiptarëve duke bërë një tjetër rritje të pabesueshme në një kohë kur po përflitet për shkrirjen e tij.
Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë, pasi kompanitë do të ishin fleksibël të merrnin vetë përsipër rrezikun dhe të blinin më shumë sasi kur çmimi të ishte më i lirë në tregje, ndërsa tani janë të detyruar të bëjnë blerje në baza ditore për shkak të ndërhyrjeve të Bordit.
Rruga Press