Lajme

Aksidente, vonesa në transport dhe mungesë energjie. Evropa ‘paralizohet’ nga dëbora

Reshjet e dendura të borës dëmtuan infrastrukturës elektrike në Poloni, veçanërisht në provincat e saj jugore.

Zjarrfikësit ndërhynë gati 5000 herë në të gjithë vendin duke riparuar linjat e energjisë.

Bora dhe reshjet bënë që rrugët në shumë provinca të ishin të pakalueshme.

Në malet Tatra u shpall niveli i tretë i rrezikut të ortekëve.

Lexo më shumë  Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Ndërkohë që deri në 20 centimetra borë ra në Republikën Çeke gjatë fundjavës.

Përkeqësimi i motit bëri që aksidentet të shtoheshin si dhe të kishte vonesa të shumta në transportin publik.

Instituti Hidrometeorologjik Çek paralajmëroi  se reshjet e borës do të kthehen gjatë fundjavës, me deri në 15 centimetra borë në 24 orë, veçanërisht në zonat malore.

Lexo më shumë  LVV pro, PDK kundër/ Komisioni për Legjislacion i miraton amandamentet e Osmanit

Për shkak të reshjeve të borës është rritur numri i aksidenteve. Ndonëse rrugët janë kryesisht të kalueshme duhet kujdes i shtuar sidomos në zonat malore.

Stuhia e dëborës pritet të godasë Britaninë e Madhe edhe në javën e parë të shkurtit. Probleme të shumta janë verifikuar në Gjermani dhe Kroaci, ku dëbora ka bllokuar autostradat dhe ka shkaktuar aksidente të shumta rrugore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *