Bota

Përgjohen telefonat e ushtarëve rusë: Këtu është ferri, po jetojmë si qen nëpër gropa

Nga Christopher Buhl, BILD

Pak përpara përvjetorit të pushtimit të Ukrainës fqinje nga Vladimir Putin, prindërit rusë duhet të dëgjojnë në telefon se si po shkojnë djemtë e tyre në front. Dhe e gjithë bota po e mëson këtë gjë, sepse shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase ka përgjuar përsëri telefonatat e ushtarëve rusë me familjet e tyre.

Telefonatat tregojnë gjithmonë e më shumë se sa dramatike është situata në terren. Një ushtar, që ka luftuar në Ukrainë për dy muajt e fundit, i thotë një shoku: “Kjo nuk është luftë, ky është një ferr i ndyrë. Nuk ka furnizime, jetojmë si qen të mallkuar në gropa”.

Sipas tij, nga 240 ushtarë që ishin në fillim, kanë mbetur vetëm 94. Për dy ditë, raportoi ushtari, ai dhe shokët e tij u izoluan në bodrumin e një shtëpie të shkatërruar dhe kanë ngrenë vetëm patate të gjalla.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase HUR përgjon dhe publikon rregullisht telefonata të tilla. Disa nga këto telefonata tani janë përkthyer dhe gjenden në llogarinë e Twitter: @wartranslated.

Një ushtar nga një tjetër njësi është i tronditur nga numri i madh i viktimave. Automjetet e vjetra janë shkatërruar dhe njerëzit po presin shumë gjatë për mjetet e reja.

Vlerësimet për humbjet ruse janë masive; shefi i shtabit të ushtrisë norvegjeze njoftoi në një intervistë televizive të dielën se rreth 180 mijë ushtarë të Putinit janë vrarë ose plagosur. Shërbimet sekrete perëndimore vazhdojnë të japin numra që kanë kaluar prej kohësh 100 mijë.

Rusia kërkon të luftojë këto humbje të mëdha me rekrutime të mëtejshme. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu njoftoi së fundmi se synon të rrisë numrin e trupave nga 1.15 në 1.5 milion. Megjithatë, inteligjenca britanike u përgjigj në konferencën e saj të përditshme të dielën: “Rusia ka shumë të ngjarë që të ketë vështirësi në gjetjen e personelit dhe pajisjeve për zgjerimin e planifikuar”.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Por edhe pa fillimin zyrtar të këtij mobilizimi të planifikuar forcat e armatosura mesa duket vazhdojnë të rekrutojnë njerëz edhe pse janë shumë larg gatishmërisë për aksion. Në një telefonatë tjetër, një grua i thotë një ushtari se një burrë ishte thirrur për rekrutim vetëm dhjetë ditë pasi ishte operuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *