Lajme

Fati i Ervis Martinajt/ Artan Hoxha zbulon detajin: Ja versioni që besojnë autoritetet

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur mbi misterin që rrethon ngjarjen e Ervis Martinajt.

Sipas gazetarit, autoritetet ende nuk kanë një përgjigje mbi rastin e Martinajt por kanë versionin e tyre që ka të bëjë me rrëmbimin, zhdukjen dhe eleminimin fizik të tij.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, Hoxha tha se pas zhdukjes së Martinajt u ndërprenë edhe të gjitha atentatet me armë në vend “si me thikë”, ndërsa theksoi se atentati ndaj kushëririt të tij, Brilant Martinaj mbetet ende i pazbardhur.

Lexo më shumë  “Nga konsumues në prodhues sigurie, roli i ri i Kosovës me mbështetjen e SHBA-së” - gjithçka nga vizita e ambasadorit Whitaker

Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha.

Rruga Press

Lexo më shumë  Haxhiu: Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, mesazh i qartë se krimet nuk mbeten pa ndëshkim
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *