Astronomët kapin radio-sinjalin nga galaktika më e largët
Astronomët kanë zbuluar një radio sinjal nga galaktika më e largët deri më tani.
Sinjali u zbulua në një gjatësi vale të veçantë dhe domethënëse të njohur si “vija 21 centimetra” ose “vija e hidrogjenit”, e cila emetohet nga atomet neutrale të hidrogjenit. Zbulimi i linjës së hidrogjenit nga një galaktikë e tillë kaq larg — dhe për rrjedhojë kaq herët në univers — nga Radio Teleskopi “Giant Metwave” në Indi mund të nënkuptojë se astronomët janë gati të fillojnë hetimin e formimit të yjeve dhe galaktikave më të hershme, shkroi Space.com.
Sinjali nga galaktika “SDSSJ0826+5630” u emetua kur galaktika jonë 13.8 miliardë vjeçare ishte vetëm 4.9 miliardë vjeç. Sinjali i lejoi astronomët të masin përmbajtjen e gazit të galaktikës dhe të zbulonin se masa e saj është dyfishi i asaj të yjeve të dukshëm të galaktikës së hershme.
Galaktikat lëshojnë rrezatim elektromagnetik, ose dritë, në një gamë të gjerë të gjatësive të radiovalëve, por deri më tani ato me gjatësi vale 21 cm janë parë vetëm nga burimet galaktike të afërta.
Vështirësia në zbulimin e këtyre gjatësive valore nga galaktikat më të largëta është për shkak të faktit se ndërsa rrezatimi elektromagnetik nga galaktikat e hershme përshkon distanca të mëdha drejt Tokës, zgjerimi i universit shtrin gjatësinë e valës së tij dhe bën që energjia e tij të zvogëlohet. Kjo do të thotë që teleskopët këtu në Tokë kanë nevojë për një nxitje natyrale për të parë radiovalë me gjatësi vale të gjatë dhe me energji të ulët si sinjali i linjës së hidrogjenit.
Rruga Press