Lajme

BIRN: Pas 2018-s Akademia e Shkencave u mbush me deputetë të PS në pension

Deputetët socialistë Ismet Beqiraj dhe Petro Koçi propozuan së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë një ndryshim tjetër ligjor për Akademinë e Shkencave, ndryshimi i tretë në më pak se katër vjet, duke i hapur rrugën rizgjedhjes së kryetarit aktual Skënder Gjinushi për një mandat të dytë.

Propozimi thotë se termi “por jo radhazi” në ligjin aktual, i cili lejon që një kryetar të marrë jo më shumë se një mandat vijues, të shfuqizohet.

Heqja e këtij togfjalëshi, i cili duket se përbën një ndryshim tjetër ligjor “me porosi”, një praktikë kjo që bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës, ku ligjet nuk i përshtaten një indidivi apo një grupi njerëzish, i hap rrugën rizgjedhjes së Gjinushit pasi mandati i tij aktual mbaron më vonë këtë vit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Në një relacion që dukshëm mbart disa gabime drejtshkrimore, propozuesit gjithsesi nuk e shpjegojnë se pse duan që kryetari aktual të ketë të drejtën të marrë një mandat të dytë ndërsa justifikojnë kërkesën për ndryshime me argumentin që, sipas opinionit të tyre, ligji ekzistues, i miratuar po nga e njëjta maxhorancë katër vite më parë, ka nevojë për përmirësime.

“Ligji i ri ndërtojë një Akademi të Shkencave të hapur drejt komuniteteve” shkruhet në relacion.

“Ligji i ri formalizoj funksionimin e Akademisë së të Rinjve” shkruhet më tej në relacion.

Mazhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme.

Ligji i ri solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë.

Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *