Zelensky i kërkon tanke Gjermanisë
Presidenti Volodymr Zelensky i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Gjermanisë për t’i siguruar Ukrainës tanke, përpara takimeve në mes të aleatëve perëndimorë që pritet të mbahen në Gjermani.
SHBA-ja dhe vendet evropiane i kanë premtuar Kievit mbështetje me më shumë pajisje për të luftuar pushtimin e Rusisë.
Berlini është nën presionin në rritje për të lejuar që tanket e tij të llojit “Leopard 2” të dërgohen në Ukrainë.
“Nëse keni tanke ‘Leopard’, atëherë na i jepni. Ato tanke nuk do t’i dërgojmë në Rusi. Ne po mbrojmë veten”, ka thënë Zelensky në një intervistë për televizionin publik gjerman.
Zyrtarët e mbrojtjes nga më shumë se 50 vende do të takohen në bazën ajrore “Ramstein” në Gjermani, një ditë pasi SHBA-ja dhe disa vende evropiane u zotuan për më shumë pajisje për të ndihmuar Ukrainën të shmangë çdo mësymje të mëtejshme ruse.
Pothuajse 11 muaj pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës, zyrtarët ushtarakë të NATO-s besojnë se Moska po planifikon sulme të reja në pranverë me numër të shtuar të trupave që ka mobilizuar që nga shtatori. /BBC
Rruga Press