Parlamenti Evropian miraton një rezolutë për një gjykatë speciale për Putinin dhe Lukashenkon
Parlamenti Evropian votoi sot për një rezolutë jodetyruese, që bën thirrje për krijimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të ndjekur penalisht agresionin rus kundër Ukrainës.
Parlamenti Evropian beson se krijimi i një gjykate speciale do të plotësojë një boshllëk të madh në strukturën aktuale institucionale të drejtësisë penale ndërkombëtare, dhe se ajo duhet të bazohet në standardet dhe parimet e zbatuara në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Deputetët në rezolutë theksuan se gjykata speciale duhet të ndjekë penalisht jo vetëm presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko dhe udhëheqjen e Bjellorusisë.
I welcome the adoption of the @Europarl_EN resolution on the establishment of a Special tribunal for the crime of aggression against Ukraine. I call on all our partners to support such a tribunal. Russia must be held accountable for its war of aggression and justice must prevail.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 19, 2023
“Parlamenti Evropian beson se një gjykatë e speciale ndërkombëtare duhet të ketë juridiksionin për të ndjekur penalisht jo vetëm Vladimir Putinin dhe udhëheqjen politike dhe ushtarake të Federatës Ruse, por edhe Alexander Lukashenkon dhe udhëheqjen politike dhe ushtarake të Bjellorusisë si një shtet bashkëpunëtor, nga i cili territor dhe me mbështetjen logjistike të së cilës Rusia Federata po zhvillon luftën e saj agresive kundër Ukrainës”, thuhet në dokument.
Përfaqësuesit e PE-së theksuan se puna përgatitore e BE-së për gjykatën ad hoc “duhet të fillojë pa vonesë”, dhe të fokusohet në krijimin e mekanizmave për gjykatën ad hoc në bashkëpunim me Ukrainën dhe mbështetjen e autoriteteve ukrainase dhe ndërkombëtare, në sigurimin e provave që do të përdoren nga gjykata ad hoc në të ardhmen.
Rruga Press