Lajme

Noka: Rama i ka futur thikë pas shpine Kosovës, me dashuri patetike për Vuçiqin; kështu ndodh tradhëtia kombëtare

Edhe deputeti demokrat Flamur Noka ka debatuar me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi. Noka tha se Rama nuk ka asnjë deklaratë kundër Vuçiqit, por ka shfaqur hapur “dashurinë” për presidentin serb duke i futur thikë pas shpine Kosovës, ndërkohë ka thënë se me mosdënimin e deklaratave të Vuçiqit, Rama po bën tradhti kombëtare.

“Ajo që na shqetëson është fakti se në këtë situatë përballë këtyre zhvillimeve qeveria përgjithësisht ka luajtur rolin e strucit dhe në shumë raste të tjera. Kryeministri i Shqipërisë ka bërë atë që ishte jashtë çdo perceptimi ta bëjë një kryeministër i Shqipërisë. Ka deklaruar, shfaqur hapur dashurinë për Ballkanin e Hapur duke anashkaluar Kosovën, duke i futur thikë pas shpine Kosovës dhe duke shfaqur një dashuri deri në dashuri patetike për Vuçiqin dhe për qeverinë e Serbisë. Këto gjëra në kohë moderne, quhen tradhti kombëtare. Në këtë kohë, në këtë mënyrë, ndodh tradhtia kombëtare. Deklaron presidenti i Serbisë që do dërgoj 1 mijë trupa në territor shqiptar dhe kryeministri fut kokën si struci dhe s’bën asnjë deklaratë kundër Vuçiqit”, theksoi Noka.

Lexo më shumë  Konjufca viziton Selimin në Hagë

Noka ka deklaruar se priste më shumë të thuhej nga ministri shqiptar e jo të fliste “pa asnjë emocion sikur po fliste për Pakistanin”.

“Duke qenë se është e gjitha rilindje, rilindja ka vëlla serbin dhe komshi kosovarin. Ky është realiteti”, tha deputeti Noka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *