Lajme

Dodiku pro rus me akuza, profesori amerikan Serwer i përgjigjet: Paratë serbe kanë blerë shumë të tjerë, por jo mua

Anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik i njohur si politikan pro rus, i kanë penguar analizat e profesorit amerikan të John Hopkins, Daniel Serwer, mbi situatën në Ballkan, si dhe raportit mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Dodik shpifi për të duke thënë se është lobist kundër serbëve.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

“Në egërsinë e tij ndaj serbëve, të cilën ai e ka shfaqur për dekada, Server mbeti i fundit i atij grupi lobistësh në Uashington”, ka shkruar Dodik.

Por, kësaj i është kundërpërgjigjur Serwer, i cili tha se nuk do të mund ta blejnë atë me para të lobit serb.

“Është e vërtetë që paratë e lobit serb kanë blerë shumë të tjerë në Uashington. Por ato nuk do të më blejnë mua”.

Ditë më parë profesori amerikan Serwer kritikoi pushtetin në Serbi se po shkon drejt autokracisë dhe se presidenti serb Vuçiq më shumë është orientuar drejt Rusisë e Kinës.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Ai po anon shumë në drejtimin e Moskës dhe Pekinit ndërkombëtarisht dhe drejt autokracisë brenda vendit”. /kosovanews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *