Bota

Putini braktiset dhe nga “Ramboja” i Rusisë: I gatshëm të luftoj për Ukrainën

Aktori rus Artur Smolyaninov, një prej yjeve të preferuar të filmave të presidentit Vladimir Putin, i ka kthyer shpinwn këtij të fundit dhe ka vënë veten në rrezik pasi konsiderohet si “agjent i huaj” dhe mund të përballet me hetim penal, shkruan CNN.

Tashmë në mërgim, Smolyaninov deklaroi gjatë një interviste se është gati të luftojë në anën e Ukrainës dhe të vrasë ushtarët rusë. Ai u shpreh se nuk ndjen asgjë përveç urrejtjes për njerëzit në anën ruse të vijës së frontit.

Lexo më shumë  Kievi parandalon komplotin rus për të vrarë zyrtarë të lartë ukrainas

Ai tregon mes të tjerash se një ish-koleg kishte shkuar për të luftuar për Rusinë.

A do ta qëlloja? Pa asnjë dyshim! A i mbaj të hapura opsionet e mia për të luftuar për Ukrainën? Absolutisht! Kjo është mënyra e vetme për mua.

Dhe nëse do të shkoja në këtë luftë, do të luftoja vetëm për Ukrainën”, u shpreh aktori.

Smolyaninov është heroi i “Devyataya Rota”, një film artistik rus i vitit 2005. Ai luajti rolin e ushtarit të fundit që qëndronte në këmbë gjatë një beteje në Afganistan, të cilën forcat sovjetike e pushtuan për një dekadë.

Lexo më shumë  Si po i mbyllet Serbisë dera drejt Bashkimit Evropian

Ai shpesh përshkruhej dhe si Rambo i Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *