Lajme

Tërmeti me epiqendër në Klos, 22 shtëpi kanë pësuar dëmtime në total

Paraditen e së hënës, Shtabi i Emergjencave u mblodh në Klos, pas tërmetit të së dielës. Nga raportimet e grupeve në terren janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në bashkinë Klos dhe fshatrat e tjerë. Pas tërmetit 4.7 rihter, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 8 pasgoditje. Ato kanë qenë me intensitet më të ulët.

Lexo më shumë  Kosova po krijon qendër për AI, ministri Jagxhiu jep detajet

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët. Një pjesë e qytetarëve të kryeqyetit e kanë kaluar natën jashtë, për shkak të panikut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *