Bota

BE inaguron portin e parë hapësinor në Evropë

BE-ja ka zgjeruar horizontet e saj me inaugurimin e ‘portit hapësinor’ të saj të parë në Europë. E vendosur 200 kilometra në veri të Rrethit Arktik, në hapësirën e madhe të shkretëtirës së ngrirë të Suedisë , ajo aspiron të bëhet qendra kryesore e kontinentit të vjetër për lëshimet satelitore, një industri që në dukje po lulëzon.

Është një nga projektet më të rëndësishme dhe më të shtrenjta në Evropë dhe tregues i rëndësisë së tij është se shiriti është prerë bashkërisht nga Mbreti i Suedisë, Carl Gustavus, dhe presidentja e Komisionit Europian , Ursula von der Leyen , ndërsa në sallë ishin të pranishë edhe kryeministri Wolff dhe Christerson.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Baza hapësinore Esrange do të sigurojë një portë të pavarur evropiane për në hapësirë, duke plotësuar dhe përmirësuar aftësitë aktuale evropiane në Guajanën Franceze.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se Komisioni do të paraqesë një propozim për një strategji evropiane të hapësirës për sigurinë dhe mbrojtjen që synon forcimin e qëndrueshmërisë së infrastrukturës hapësinore të BE-së.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Nga ana e tij, kryeministri suedez Ulf Kristerson tha se situata aktuale gjeopolitike dhe pushtimi rus i Ukrainës kanë treguar se sa e rëndësishme është që BE të ketë akses në hapësirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *