Kush “e mori” Soledarin? Përplasje mes Ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe Prigozhinit të Grupit Wagner
Grupi mercenar Wagner që vepron në Ukrainë, ka postuar një video ku kundërshton drejtpërdrejt pretendimin e Moskës se forcat ushtarake ruse kanë marrë pjesë në sulmin në qytetin Soledar.
Në video duken dy burra me fytyra të mbuluara që qëndrojnë në një dhomë të errët.
Njëri prej tyre thotë: “Ne jemi oficerë të Forcave Ajrore ruse, ne deklarojmë se Forcat Ajrore nuk kanë marrë pjesë në sulmin ndaj qytetit Soledar. Sulmi në qytetin Soledar u krye vetëm nga forcat Wagner. Ne as nuk u dërguam në atë drejtim.”
Identiteti i burrave apo e vërteta pas pretendimit të tyre nuk është verifikuar.
Megjithatë, fakti që Grupi Wagner ka postuar videon është domethënës, pasi ka pretendime se forcat ruse janë përgjegjëse për sulmin në lindje të Ukrainës.
Të mërkurën, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e rregullta të Moskës po vepronin në dhe rreth Soledarit, pa përmendur Grupin Wagner.
Por themeluesi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin çdo pretendim se forcat ruse jo-Wagner kanë marrë pjesë në sulmin në Soledar e quajti informacion të rremë.
“Dëshiroj të theksoj se Soledari është marrë ekskluzivisht nga njësitë Wagner,” tha ai në një deklaratë të publikuar në një kanal Telegrami të Wagner-it, të hënën.
Putin riorganizoi komandën e Ministrisë së tij të Mbrojtjes dy ditë më vonë.
Korrespondentja e Sky News-it në Moskë, Diana Magnay, tha se masa sugjeronte se Putini po përpiqej të konsolidonte kontrollin e ministrisë mbi atë operacion, sukseset më të fundit të të cilit janë drejtuar nga profesionistë të pavarur mercenarë rusë, për shembull Evgeny Prigozhin dhe grupi i tij i mercenarëve Wagner.
Rruga Press