Lajme

1.7 miliardë lekë për reklamimin e e-Albania. Ku u ‘zhdukën’ lekët e taksapaguesve shqiptarë?

Miliarda lekë ka shpenzuar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për reklamimin e portalit e-Albania, ndërkohë që ky portal dështoi dhe u gjunjëzua para sulmeve kibernetike. 

Por me sa duket për drejtuesen e AKSH, Mirlinda Karçanaj, më shumë rëndësi ka reklamimi se mbrojtja dhe mirëfunksionimi  i portalit e-Albania.   

Për të reklamuar shërbimet e-Albania, AKSHI i ka ofruar shumën 173.220.000  lekë operatorit ekonomik ‘Spot Communicatiuons’.  

Në tender morën pjesë 3 kompani ‘Oglivy’ shpk, ‘Spot Communicatiuons’ shpk dhe ‘1Up’ shpk.   

Pas një investigimi nga Tv Ora rezultojnë  se këto kompani janë të lidhura me njëra-tjetrën. 

Kompania fituese u shpall ‘Spot Communicatiuons’ ndërkohë që kompani pjesëmarrese në tender është edhe ‘1Up’.

Lexo më shumë  Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë

Nëse i referohemi ekstrakteve në QKB rezulton se këto dy subjekte janë të lidhura me njëra-tjetrën. 

Mirza Alibegaj sot administratore  e ‘Spot Communicatiuons’ në vitin 2013 ka qenë administratore e ‘1Up’.

Sipas ekstraktit historik ne QKB, Mirza Alibegaj, u emërua administratore pas largimit te Theodhoro Çamit. 

Në vitin 2013 ‘Le Spot Group’ ka qenë ortak me kompaninë ‘1Up’ sot ‘Le Spot Group’ është ortak i kompanisë ‘Spot Communicatiuons’.  

Dyshime akoma më të mëdha ngrihen për faktin se kompanitë në kohën e tenderit kanë rezultuar te e njëjta adresë në Lundër.   

Me sa duket Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka vendosur të mbyllë sytë para këtyre fakteve dhe të tregohet dorë lëshuar me fondet publike .  

Lexo më shumë  Pjesëtarët e njësisë speciale në Veri, Osmani: Dërgim mund të thuhet vetëm nëse i dërgojmë në shtet tjetër

Pyetjes tonë të drejtqëpërdrejtë drejtuar zonjës Karçanaj nëse kompanitë pjesëmarrëse në tender kishin lidhje me njëra-tjetrën drejtuesja e AKSHI-t ka refuzar t’i përgjigjet.  

Lidhja e kompanive pjesëmarrse në tender është vetëm maja e ajzbergut.  

Në ditët në vijim Tv Ora do të zbardhë detaje se ku  kanë përfunduar lekët e taksapaguesve shqiptarë, njëkohësisht do hidhet dritë nëse është përmbushur çdo detyrim sipas kontratës së lidhur mes AKSHI-t dhe Spot Communicatiuons’. 

Eningmë  mbetet fakti se përse heshtin institucionet dhe subjektet fituese të tenderit në ballafaqim me median. /ORA news

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *