Lajme

Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për librin “Reçaku” të Walkerit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar disa projektligje dhe vendime.

Qeveria ka miratuar projektligjin për investime të qëndrueshme. Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me këtë ligj synojnë që të mbrojnë dhe të tërheqin investimet dhe të vendosnin bazën për të përkrahur industrinë vendore dhe punësimin e qëndrueshëm.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar edhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ky Projektligj ka për qëllim të rregullojë themelimin dhe menaxhimin e parqeve industriale teknologjike.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Hajdari ka thënë se synojmë që të ofrojmë përmirësimin e infrastrukturës së institucionet vendore dhe të huaja.

Qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimin për masat emergjente në furnizimin me energji. Këtë propozim-vendim e ka arsyetuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të jetë në rrezik që lidhet me rritjen e çmimeve në fund të muajit shkurt e mars veçanërisht, propozojmë masat emergjente në mesin e të cilave me ndalimin e përdorimit të energjisë për prodhimin e kriptovalutat”, ka theksuar Rizvanolli.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Qeveria e Kosovës në këtë mbledhja ka ndarë 70 mijë euro për promovimin e librit për “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Gjithashtu janë ndarë edhe 100 mijë euro për mbështetje të Fondacionit amerikano-kosovar për Edukim si dhe 250 mijë euro për organizimin e eventit “Muri i Nderit” nga Fondacionit shqiptaro-amerikan.

Sipas këtij vendimi pos kostos së ndërtimit të monumentit një pjesë e mjeteve janë ndarë edhe për organizimin e ngjarjes.

Gjithashtu janë ndarë mbi 58 mijë euro për mbajtjen e forumit të investimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *