Opinion/Aktualitet

Pasi e plaçkitën popullin, hajdutët e ’Rilindjes’ e vjedhin njëri tjetrin!

Shkruan Kim Mehmeti

Mediat e Shqipërisë raportojnë për pastruesen që zonjës së shtëpisë ku ka shërbyer ia ka vjedhur me qindra mijë euro. Ndërkohë del se e dëmtuar është një hajdute e rangut të ulët në taborin e hajnave të ‘Rilindjes’’ dhe si e tillë nuk e ka ditur se kur e plaçkitin hajdutin, ai nuk ankohet por vetëm ua ndërron vendin parave të vjedhura. Pra nuk ka vepruar ashtu si shumë hajna të tjerë nga vëllazëria e saj hajdutësh.

E në të vërtet i gjithë ky rrëfim hajdutërie shpërfaq atë që dihet: se Shqipëria kalbet, se ajo është bërë mëmëdhe i hajdutëve dhe i kriminelëve të ‘Rilindjes’ dhe si e tillë, ajo është e ‘papërdorshme’ për popullin që jeton aty dhe e ‘padobishme’ për shqiptarët që jetojnë jashtë saj.

Një Shqipëri e tillë pra mund të jetë e mira e hajdutëve, por fatkeqësi për të rinjtë e saj dhe për Kosovën e sotme që përballet me beteja të vështira politike lidhur me pavarësinë e saj. Për këtë Kosovë ku me ardhjen e VV në pushtet u ngjallë shpresa se do bëhet shtet që do u takojë qytetarëve, e jo pushtetarëve.

Lexo më shumë  Abdixhiku si mjeshtër i kamuflimit politik, jo reformator i LDK-së

E cila shpresë nga dita në ditë zbehet edhe shkaku se edhe pushtetarët e sotëm u treguan të pandjeshëm ndaj popullit të varfër, por shumë të kujdesshëm, për shembull, ndaj akademikëve që kanë vetëm një parim shkencorë: të majmen në grazhdin e shtetit e t’i shërbejnë qeverisë që ua mbush atë grazhd.

Pra shumë të kujdesshëm ndaj akademikëve që shkrimet e tyre të rrafshit gazetaresk duan t’i shpallin si punime shkencore të ASHAK-së, ndaj atyre që mbase pa dashje e mbajnë gjallë mendësinë antishqiptare serbe se Kosova nuk është djep i atdhetarisë dhe patriotizmit shqiptar, por fole e ‘bandave akademike’ dhe e ‘islamit politik’, i cili e rrezikon Evropën dhe nga i cili rrezik, përpos Serbisë, atë e mbrojnë edhe disa akademikë shqiptarë.

Lexo më shumë  Kur çdokund ulesh, diku ngulesh (rasti Aleksandar Vuçiq) - A po i vjen fundi politikës së jashtme serbe të uljes në katër karrige?

Por megjithatë, nuk mund të thuhet se Tirana zyrtare nuk bënë asgjë për shqiptarët që jetojnë jashtë mëmëdheut. Posaçërisht kur dihet se Kryeministri i Shqipërisë i ftoi në Tiranë kryesuesit e partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë, e të cilat prej moti janë vetëm kompani fitimprurëse për tenderokratët e tyre.

Ku ta dish, mbase ky takim kishte vetëm një qëllim: t’u dëshmojë ‘Rilindësve’ të majtë maqedonas të LSDM-së se Tirana e Piktorit kurrë nuk do i tradhtojë ata dhe degën e tyre shqiptare të quajtur BDI. Dhe nuk është e pamundur që gjatë këtij takimi, Kryeministri i Shqipërisë t’i ketë udhëzuar hajnat e partive shqiptare të Maqedonisë të mos i përsërisin gabimet e hajdutëve të ‘Rilindjes’ së tij dhe të kenë kujdes ku i fshehin parat e vjedhura.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *