Lajme

Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtrinë amerikane në stërvitjen ‘Defender – Europe ’23’

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar të martën se “Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë krah për krah me forcat amerikane dhe aleatët e tjerë në finalizim të fazës planifikuese të stërvitjes së përbashkët ” Defender- Europe’23”

Në mesazhin e publikuar në fb, ministri Mehaj shkruan: 

“Ekipi planifikues i FSK-së së bashku me ekipin e forcave amerikane dhe forcave tjera aleate janë duke zhvilluar konferencën finale planifikuese katërditore të Stërvitjes “Defender- Europe’23” në Budapest të Hungarisë.

Lexo më shumë  ‘Na subvencionojnë 7 herë më pak se rajoni’/ Blegtorët dhe fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë

Stërvitja “Defender- Europe’ 23” është stërvitje e shkallës së gjerë që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë me forcat e vendeve aleate të 25 vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj. Vendi ynë do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje dhe FSK merr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë. 

Objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore.”

Lexo më shumë  Emigracioni nuk ndalet, raporti i BERZH-it: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë në tre dekada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *