Bota

Kevin McCarthy – më në fund zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

U deshën 15 përpjekje dhe pesë ditë, por më në fund ligjvënësi 57 vjeçar nga Kalifornia Kevin McCarthy u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve me 216 vota kundrejt 212 sa ishin kundër.

Pas votimit të 14-të pati një lëvizje për ta shtyrë procesin deri të hënën, por kjo nismë dështoi gjithashtu pasi republikanët ndryshuan taktikat dhe vendosën për një përpjekje të 15-të për të zgjedhur udhëheqësin e ri.

Një grup prej 20 ligjvënësish të krahut të djathtë e bllokoi McCarthy-n në votimet e mëparshme, sepse ata besojnë që ai nuk është mjaft konservator.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Në një konfrontim të pazakontë, McCarthy u grind me përfaqësuesin republikan Matt Gaetz nga Florida pas votimit të 14-të, sepse ligjvënësi ishte deklaruar “i pranishëm”, në vend që të hidhte votën që do t’i jepte zotit McCarthy postin e kryetarit.

Fitorja e McCarthy-t në votimin e 15-të i dha fund mosfunksionimit më të thellë të Kongresit në mbi 160 vjet. Por kjo ilustroi qartë vështirësitë me të cilat ai do të përballet për të udhëhequr me një shumicë të ngushtë dhe thellësisht të polarizuar.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Republikani nuk kishte dhënë kurrë asnjë shenjë se do të largohej nga gara për të udhëhequr Dhomën, një post që sipas një dispozite të Kushtetutës amerikane e bën atë të dytin në linjën e pasuesve të presidencës së Shteteve të Bashkuara.

Kanë kaluar 100 vjet që kur asnjë republikan dhe asnjë demokrat nuk fituan kryesinë e Dhomës në raundin e parë të votimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *