Bota

Të fshehtat e Abramovich-it: Dosjet hetimore tregojnë pasuritë e miliarderit rus të cilat nuk ishin publikuar më parë

Roman Abramovich zotëron të paktën dhjetë jahte më shumë se sa mendohej më parë, të paktën kështu tregojnë dosjet e rrjedhura.

Miliarderi rus dhe ish-pronari i Chelsea ka 16 anije në pronësi. Disa, duke përfshirë “Eclipse” e cila kushton 1 miliard paund dhe “My Solaris” e cila kushton 430 milionë paund, janë ankoruar në Turqi.

Lexo më shumë  Tusk: Rusia po përdor armë të rrezikshme, rreziku po afrohet te kufijtë tanë

Ai gjithashtu transferoi pronësinë e trusteve (trust është një marrëveshje ku pronari i pronës e transferon atë në pronësi të një personi tjetër) që mbanin milarda dollarë tek shtatë fëmijët e tij.

Kjo është bërë përpara se të vendoseshin sanksionet vitin e kaluar, gjithmonë sipas dosjeve. Sugjerohet se riorganizimi ishte për të shmangur sanksionet e ardhshme.

Hetimi nga “Guardian” gjithashtu zbuloi se Abramovich thuhet se ka investuar 230 milionë dollarë në një kompani pyjore, e cila ishte pjesërisht në pronësi të qeverisë ruse. Por ai shiti aksionet e tij për 110 milionë dollarë përpara të pushtimi të Ukrainës.

Lexo më shumë  Në Skoci, Uells dhe Irlandë të Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *