Lajme

Kurti: I nevojshëm bashkëpunimi mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Britanisë

Pas takimeve me presidenten dhe kryeparlamentarin e Kosovës, deputeti britanik David Lammy është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurtin.

Kurti ka theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Britanisë së Madhe në luftimin e akterëve malinj që synojnë destabilitetin e Kosovës dhe rajonit, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Ndërsa, Lammy i cili është edhe Sekretar i Jashtëm në hije i Partisë Laburiste në Britani, ofroi bashkëpunimin e tij, dhe theksoi nevojën e identifikimit sa më shumë fusha të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të dy vendeve, ashtu që Britania e Madhe të mund të ndihmojë sa më shumë Kosovën.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Kurti theksoi progresin në Kosovë, duke përmendur faktin që përkundër krizës botërore me pandeminë COVID-19 dhe krizën energjetike, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme. Së bashku me përmirësimet në indekset e demokracisë dhe sundimin e ligjit që renditin Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, Kosova është vend ideal për investime për kompanitë nga Britania e Madhe që kërkojnë near-shoring”, thuhet në komunikatë.

Ai veçoi mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dhe investimet në sektorin e energjisë.

Në takim u diskutua edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë dialogun dhe nevojën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe çështjet e sigurisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *