Bota

Hakerohet faqja online. Sulmohet sërish revista satirike franceze “Charlie Hebdo”

Revista e njohur satirike franceze “Charlie Hebdo” ka shkaktuar sërish polemika. 8 vjet pas sulmit kundër redaksisë së saj më 7 janar 2015 në zemër të Parisit ajo është sulmuar sërish. Këtë herë sulmi ka qenë online pasi faqja e saj e internetit u hakerua. Shkak janë bërë disa karikatura të liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për sulmin ndaj gazetës. Në mbrojtje nga autoritetet është marrë edhe kreu i gazetës. Karikaturat ishin në mbrojtje të protestuesve që prej kohësh janë ngritur kundër regjimit. Revista satirike franceze është vënë në shënjestër edhe të fondamentalistëve islamikë për shkak të numrit të saj të fundit special. Në veçanti ka qenë një karikaturë ku një grua duket duke urinuar mbi udhëheqësin iranian.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Këtë herë, ndryshe nga karikaturat që shkaktuan sulmin 8 vjet më parë, ka diçka të re. Nuk është më Profeti i Islamit ai që portretizohet, por Udhërrëfyesi Suprem i Republikës, Ali Khamenei shpjegoi Riss, drejtori i Charlie Hebdo. “Udhëheqësi, ndryshe nga Muhamedi, nuk është profet. Kështu që ne mund ta shigjetojmë atë sa të duam” – tha ai. Pas botimit, regjimi iranian thirri ambasadorin francez për shprehjen e pakënaqësisë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *