Bota

Rusia i kërkon Serbisë: Duhet të shmangni konferencat ndërkombëtare pa praninë tonë

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, i kërkuar Serbisë që të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse, raporton “N1”.

Sipas kësaj media serbe Kharchenko në fund të dhjetorit i ka thënë Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç se kjo vlen për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa aktivitete të tjera, në të cilat në fokus do të jetë Rusia.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Kharchenko po ashtu ka thënë se SHBA do të kërkojë përjashtimin e saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nën të njëjtin parim siç ishte përjashtuar Jugosllavia më 1992.

Në të njëjtin kontekst, ambasadori i Rusisë ka diskutuar me Daçiç edhe për “përpjekjet për të formuar Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ukrainë”.

Po ashtu Harchenko ia ka bërë me dije Daçiçit se Moska është në dijeni për takimin e Ministrisë së Energjisë së Serbisë me ambasadorin e Ukrainës, ku është diskutuar për ta ndihmuar sistemin energjetik.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Nga ana e tij, Daçiç ka thënë se Serbia do t’i marrë në konsideratë në frymën e marrëdhënieve miqësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *