Lajme

Patriarkut Porfirije i lejohet vizita në Kosovë

Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje patriarkut serb Porfirije që ta vizitojë Kosovën. Porfirije pritet të vijë sot [e enjte].

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, leja për vizitën e Porfirijes në Kosovë ishte kërkuar nga ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kërkesë të cilën e ka pranuar Kurti.

Porfirije do të vijë në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

Lexo më shumë  NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë

Patriarku serb, siç thotë njoftimi, ka thënë se dëshiron të hyjë në Kosovë pa truprojet e tij. Theksohet se nuk ka bërë kërkesë për vizitë sipas dispozitave të marrëveshjeve ekzistuese mes Kosovës e Serbisë.

“Paralajmёrimi i patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Patriarkut Porfirije iu kishte ndaluar hyrja në Kosovë më 26 dhjetor. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i vuri kushte patriarkut për të hyrë në vend. I kërkoi që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po u ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në veri të Kosovës. 

Lexo më shumë  Bulliqi pret Maqedoncin, diskutojnë për projektet e FSK-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *