Lajme

Studimi: Shqiptarët, të parët në botë për nga kohëzgjatja e gjumit

Shqiptarët e duan gjumin aq shumë sa që renditen të parët në botë për nga kohëzgjatja e gjumit, sipas një studimi të revistës “Nature”. Nga 63 kombësitë e hulumtuara, studimi tregoi se shqiptarët flinin më gjatë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë.

Kjo është dukshëm më shumë se mesatarja e japonezëve, me 6 orë e 38 minuta gjumë. Çfarë e shpjegon ndryshimin? Sipas studiuesve, kjo është për shkak të normave kulturore dhe gjerësisë gjeografike. Si shembull i të parës, artikulli citon dremitjen në vendin e punës, i cili “mund të jetë i keq në disa vende (p.sh., SHBA ose Franca), ndërkohë që konsiderohet normale nga fqinjët (p.sh. Spanja ose Italia).

Lexo më shumë  Konjufca, në takim virtual me mbi 40 ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës – diskutojnë për situatën në Ngushticën e Hormuzit

Gjithashtu, Vendet e Lindjes së Largët, në veçanti Japonia, raportojnë më pak gjumë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me kulturën e punës në këto vende. Japonia është i vetmi komb në botë ku 25% e punëtorëve të punësuar punojnë më shumë se 50 orë në javë.

Si shembull i faktorit gjeografik, studiuesit i referohen një studimi të mëparshëm që tregon një divergjencë në kohëzgjatjet e gjumit në Kili, një vend veçanërisht i përshtatshëm për të studiuar dallimet në gjerësi. Ky studim zbuloi se kohëzgjatja mesatare e gjumit në ditët e punës ishte 7 orë e 55 minuta në veri dhe 8 orë 20 minuta në jug.

Lexo më shumë  Konjufca e ambasadori danez diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Me fjalë të tjera: Kilianët më afër ekuatorit flenë më pak se bashkatdhetarët e tyre kudo në vend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *