Lajme

Tërhiqen serbët, njerëz me maska largojnë mjetet e rënda në Rudarë

Pas më shumë se dy javësh që mbajtën Kosovën në bllokadë dhe tension, ka nisur heqja e barrikadave në Rudarë, në rrugën që të çon në pikën kufitare të Jarinjës. Më herët gjatë ditës, u lirua edhe kalimi në pikën kufitare të Merdarës, pasi u larguan mjetet e tonazhit të rëndë që kishin bllokuar rrugën nga ana serbe. Gjithashtu, u hoqën mjetet në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Në disa pamje ekskluzive shihen disa persona të maskuar, të cilët kanë nisur të vendosin bateritë e automjeteve të tonazhit të rëndë, të vendosura në mes të rrugës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *