Lajme

Mërgimtarët bllokojnë rrugën Francë – Gjermani, në shenjë proteste për barrikadat në veri

Një grup i mërgimtarëve kanë protestuar në rrugën Strasbourg –Kehl, që lidh Francën me Gjermaninë, për të kundërshtuar vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe bllokimin e lëvizjes së lirë. Ata sipas njërit prej organizatorëve kanë bllokuar pikërisht rrugën që lidh Francën me Gjermaninë për disa arsye.

“Franca është jashtëzakonisht indiferente sa i përket çështjes së barrikadave, vizave… Prandaj kemi vendosur që këtë bllokadë ta bëjmë këtu”, ka thënë ky mërgimtar, përcjell teve1.info.

Lexo më shumë  LVV: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinë janë të rrënjosura thellë

Kjo protestë, siç ka thënë ky mërgimtar, është bërë me leje të autoriteteve gjermane që për dy orë rruga të mbetet e bllokuar, për të cilën edhe i ka falënderuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *