Bota

Rusia lëshon 120 raketa nga ajri dhe deti në Ukrainë

Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën, pasi një valë e re e raketave ruse synon qytetet e mëdha.

Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se më shumë se 120 raketa ishin lëshuar kundër popullsisë dhe infrastrukturës civile, shkruan BBC.

Të paktën tre persona, përfshirë një vajzë 14-vjeçare, u dërguan në spital pasi shpërthimet goditën kryeqytetin Kiev, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe Zhytomyr.

Udhëheqësi rajonal i provincës jugore të Odesa-s, Maksym Marchenko, foli për një “sulm masiv raketor në Ukrainë”.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia po sulmonte vendin nga “drejtime të ndryshme me raketa lundrimi me bazë ajrore dhe detare”. Ai shtoi se një numër dronësh kamikaze ishin përdorur gjithashtu.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Alarmet për sulm ajror u dëgjuan në të gjitha rajonet e vendit mëngjesin e së enjtes. Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych u kërkoi civilëve të kërkonin strehim dhe tha se mbrojtja ajrore e vendit po funksiononte.

Në Kiev, dy shtëpi u dëmtuan nga mbeturinat e një rakete që u shkatërrua në ajër, sipas administratës ushtarake të qytetit. Klitschko tha se 16 raketa u shkatërruan mbi qytet nga mbrojtja ajrore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *