KryesoreLajme

Nesër qytetarët e Shqipërisë protestojnë në Tiranë: Serbia po nxit konflikt dhe kërcënon fqinjët me luftë!

Qytetarët e Shqipërisë nesër do të protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë, në datën 29 dhjetor, ora 12.00, për të kundërshtuar agresionin e Serbisë në veri të Kosovës.

Njoftimi për protestën ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku bëhet thirrje se Serbia nuk duhet lejuar të ndezë zjarre, të synojë zgjerime territoriale, të jetë zgjatim i Rusisë putiniste në Ballkan.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Thirrja e plotë:

THIRRJE PËR PROTESTË

Qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë

Protestë:

“Për ligjin dhe kundër luftës!”

Para ambasadës së Serbisë në Tiranë, dt 29 dhjetor, ora 12.00.

Serbia po nxit konflikt dhe kërcënon fqinjët me luftë!

Serbia nuk duhet lejuar:

■ të ndezë zjarre lufte në Ballkan;

■ të synojë zgjerime territoriale në Ballkan;

■ të jetë zgjatim i Rusisë putiniste në Ballkan;

Aleatët të na kuptojnë:

■ Ata që bënë luftë gjenocidale nuk mund të bëjnë paqe të qëndrueshme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *