KryesoreLajme

Haxhiu: Zëvendësimi i masës ndaj Pantiqit akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zëvendësimi i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, është akti më i rëndë që ka mundur t’i bëhej vendit nga institucionet e drejtësisë.

Ajo ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si një person që akuzohet për terrorizëm lejohet të shkojë në arrest shtëpiak.

Ajo ka thënë se me këtë vendim vetëm sa inkurajohen bandat kriminale në veri të Kosovës.

“Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak. Nuk është se kemi pasur ndonjë ëndërr që sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës. Në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues e qytetarët, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit tonë, këta prej zyrave të tyre marrin vendime aq të dëmshme e të cilat përveç tjerash janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo më shumë  Shormaz: Orban është burimi më i rëndësishëm rus në BE, Vuçiq po tenton të përfitojë politikisht

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *