Lajme

Konflikt i Serbisë me NATO-n? Zyrtari i partisë së Vuçiqit akuzon ambasadorin rus: S’do të ndodh, vetëm një i çmendur e beson këtë

Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka reaguar lidhur me deklarimet e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, për një konflikt të mundshëm të Serbisë me NATO-n.

Zyrtari i partisë së Aleksandar Vuçiqit e ka akuzuar ambasadorin rus për ndërhyrjet e këtij të fundit në çështjen e Serbisë.

“Derisa ushtarët rusë shtrihen si minjtë në baltën e Ukrainës dhe qindra prej tyre vdesin çdo ditë, ky zyrtar [ambasadori rus] i regjimit kriminal vazhdon paturpësisht të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe të uron konfliktin tonë me NATO-n! Kjo nuk do të ndodhë. Vetëm një budalla shkel dy herë në të njëjtin gur”, citon Shormaz në Twitter, shkruan The Geopost.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Indiferent ndaj kësaj nuk ka qëndruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ka thënë se paraqitja e ambasadorit rus, pas shfaqjes së grupeve kriminale në barrikada, e plotëson mozaikun e ndërhyrjes ruse në Kosovë përmes Serbisë.

“Pas paraqitjes së Wagnerit, Qendrës së Spiunazhit në Nish dhe grupeve të tjera në barrikadat në veri të Kosovës, tani u shfaq edhe ambasadori rus në Beograd. Kjo plotëson mozaikun e përfshirjes ruse në Kosovë përmes Serbisë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Euractiv: ‘Revolucioni Flamingo’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *