Lajme

Podgorica: Vuçiqi, ‘i llastuari’ i Perëndimit dhe ‘i birësuari’ i Lindjes

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gëzim Podgorica deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po mban marrëdhënie si me Perëndimin, ashtu edhe me Rusinë, teksa e quajti atë, si ‘të llasturarin’ e Perëndimit dhe ‘të birësuarin’ e Lindjes.

Podgorica u shpreh se me dërgimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, Vuçiqi po ushtron presion.

Megjithatë, sipas tij, ai nuk do të kalojë në aventura dhe të hapë një konflikt në kufi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Po t’i shohësh gjërat, vëren se Aleksandër Vuçiq po vepron me një regji shumë të mirëmenduar, pavarësisht se deri ku do të dalë dhe deri ku do të shkojë. Gjithë këto kohë, ai ka qenë i llastuari i Perëndimit dhe i birësuari i Lindjes. E gjitha kjo ka çuar në atë që ai ka ditur të luajë edhe me Perëdimin, për të marrë fondet, për të krijuar biznese të fuqishme që të zhvillojnë Serbinë dhe në të njëjtën kohë ka qenë në këtë simetri politike me Lindjen.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Kjo ka bërë që Vuçiqi t’i ketë të forcuara pozitat brenda vendit, por edhe më shumë se kaq. Ky është një presion i hapur që bën ai, çon deri në provokime. Unë nuk mendoj që mund të bëjë aventura sa të kalojë edhe kufirin”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *