Bota

Vdes edhe një tjetër manjat rus. Gjendet i vdekur në Indi, dyshohet se ra nga dritarja e hotelit

Manjati rus i sallamit, Pavel Antov, është gjetur i vdekur në një hotel indian, dy ditë pasi një shok i tij kishte vdekur në të njëjtin udhëtim.

Ata po vizitonin shtetin lindor të Odishas, teksa milioneri, i cili ishte po ashtu politikan lokal, po festonte ditëlindjen e tij në hotel, raportoi BBC-ja.

Antov ka qenë një figurë e njohur ne qytetin Vladimir, në lindje të Moskës.

Verën e kaluar ai e kishte mohuar se ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë, pasi ishte shfaqur një mesazh në llogarinë e tij në WhatsApp.

Lexo më shumë  ShBA-ja konfirmon për herë të parë se kanë vendosur armë hapësinore

Vdekja e tij është e fundit në një seri vdekjesh të pashpjegueshme ku përfshihen manjatët rusë, që kur ka nisur lufta ruse në Ukrainë, shumica prej të cilëve e ka kritikuar hapur atë.

Mediat ruse kanë raportuar se Antov, 65-vjeçar ka rënë nga një dritare hoteli në qytetin Rayagada të Indisë, të dielën. Anëtar tjetër i grupit të tij, Vladimir Budanov, ka vdekur në të njëjtin hotel.

Pavel Antov ka themeluar plantacionin e procesimit të mishit “Vladimir Standard”, dhe në vitin 2019 Forbesi e ka vlerësuar pasurinë e tij me rreth 140 milionë euro.

Lexo më shumë  Gjermania do të ndërmarrë hapa të rinj kundër spiunazhit dhe sabotimit

Disa biznesmenë të tjerë rusë kanë vdekur në mënyrë misterioze që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Në shtator shefi i gjigantit rus të naftës “Lukoil”, Ravil Maganov, raportohet të ketë rënë nga dritarja e një hoteli në Moskë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *