Argument

Zubin-Potok, “qëlluan drejt ushtarëve letonezë”/ Mospërputhje mes deklaratës së KFOR-it dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Letonisë

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë në faqen e saj në Twitter ka raportuar se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh në veri të Kosovës të dielën.

“Të dielën, më 25 dhjetor, ka pasur të shtëna në drejtim të paqeruajtësve letonezë, teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe NATO_KFOR kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.

Gjatë mbrëmjes të së dielës, afër një patrulle të KFOR-it ka pasur të shtëna, nga të cilat nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, teksa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje të KFOR-it. 

Siç vihet re, në dy deklaratat ka mospërputhje. Teksa në deklaratën e KFOR-it thuhet se të shtënat janë dëgjuar afër patrullës së KFOR-it, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Letonisë thuhet se këto të shtëna nuk kanë qenë afër, por pikërisht në drejtim të patrullës së KFOR-it të përbërë nga trupa të kombësisë letoneze.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Nëse deklarata e ministrisë letoneze paraqet të vërtetën e ngjarjes, atëherë bëhet shqetësues fakti se pse KFOR-i e sheh të nevojshme përpjekjen që ta paraqesë situatën më të zbutur, duke fshehur faktin se strukturat kriminale serbe në veri të Kosovës kanë qëlluar drejpërdrejt në drejtim të ushtarëve letonezë, që do të thotë se ka patur synim për të vrarë ushtarët dhe jo thjesht dhe vetëm për të ngritur tensione.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *