Vullnetarja la fëmijët në SHBA për t’i ndihmuar ukrainasit në frontin e luftës kundër Rusisë
Një infermiere nga qyteti i Los Angelosit, e cila është vullnetare në vijën e parë të frontit në Ukrainë, shpreson që Vladimir Putin do të “sillet para drejtësisë” për “mizoritë e tmerrshme”.
Jennifer Mullee po punon në rajonin e Donetskut, ku luftimet janë ende të ashpra mes forcave ukrainase dhe ruse, raporton skynews.
Si pjesëtare e “Pirogov First Volunteer Mobile Hospital”, ajo ka kontribuar në shpëtimin e shumë jetëve të qytetarëve ukrainasve.
“Më mungojnë vajzat e mia, por ato e kuptojnë dhe besojnë në luftën e asaj që po ndodh këtu në Ukrainë dhe më mbështesin plotësisht dhe e dinë se po bëj punë të rëndësishme”, tha ajo.
Amerikania ia hedh fajin presidenti rus për shkatërrimet e tmerrshme, vdekjet dhe lëndimet që sheh çdo ditë.
“Unë lutem që ai të sillet para drejtësisë për këto mizori të tmerrshme”, tha ajo duke shtuar se “jam i bindur se nëse ai nuk gjen drejtësi në këtë jetë, ai do të mbahet përgjegjës në jetën e përtejme, sepse Jezusi është i zemëruar me të dhe do të vjen për të. Putin, ai po vjen”.
Rruga Press