Bota

Trump akuzohet për shumë komplote ndaj sulmit në Kapitol

Paneli i Kongresit, i cili është duke e hetuar sulmin e 6 janarit të vitit të kaluar ndaj Kapitolit të SHBA-së, ka akuzuar ish-presidentin Donald Trump për komplote të shumta, për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet që ishin mbajtur tre muaj para sulmit.

Paneli ka publikuar raportin e tij përfundimtar prej 845 faqesh mbi sulmin. Raporti i vë fajin ish-presidentit për sulmin e Kongresit më 6 janar të vitit 2021.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ai rekomandon gjithashtu që në të ardhmen Trumpi të përjashtohet nga funksioni publik.

Trumpi nuk bashkëpunoi me panelin dhe raportin përfundimtar e quajti “gjueti shtrigash”.

Gjatë 18 muajve, Paneli mbajti 10 dëgjime publike dhe intervistoi më shumë se 1.000 dëshmitarë, duke përfshirë zyrtarë të administratës Trump, anëtarë të familjes Trump, policë të Kapitolit, protestues, anëtarë të Policisë dhe shumë të tjerë. / BBC

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *