Bota

(Foto) Kampionët e botës ulen në Buenos Aires: festa e çmendur në 2 të mëngjesit

Avioni i kampionëve të botës të Argjentinës u ul në Buenos Aires, pak pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale. Në pistë, autobusi i hapur priste gati të merrte Messin dhe lojtarët e tjerë, për ti transportuar në qendër të qytetit. Në vend është shpallur festë kombëtare. Mijëra njerëz ishin rreshtuar në anë të rrugës së itinerarit, gati për të përshëndetur kampionët e botës të Katar 2022. Messi dhe Scaloni ishin të parët që zbritën nga avioni, të ndjekur nga të gjithë ekipi.

Lexo më shumë  Shefi i OKB, Antonio Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Afganistanit dhe Pakistanit

Kampionët e botës zbritën në tapetin e kuq dhe shkuan drejt e në autobusin që i priste për t’i çuar në selinë e AFA-s. De Paul, Dibu Martínez, Lautaro Martínez, Nicolás Otamendi dhe Julián Álvarez u ngjitën në çatinë e autobusit. Skuadra kaloi nën harkun e triumfit me mbishkrimin “Faleminderit Kampionë”. Ministria e Sigurisë në Buenos Aires përfshiu rreth 5000 ushtarë për të mbajtur situatën nën kontroll. Ka edhe pjesëtarë të policisë së sigurisë së aeroportit. Pas orës një të mëngjesit nisi një lëvizje e vazhdueshme e automjeteve dhe kolonave të njerëzve me uniformë.

Lexo më shumë  Izraeli beson se ka vrarë tre zyrtarë iranianë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *