Lajme

Nëntë barrikada në ditën e 11-të të bllokimit të veriut

Nëntë barrikada të vendosura në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjak, janë duke mbajtur të mbyllura për qarkullim të dyja pikat kufitare qe 11 ditë.

Në ditën e 11-të, Policia e Kosovës ka thënë se situata e krijuar si pasojë e bllokimit të rrugëve ka krijuar rrethana të reja pune dhe ka ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të zonës, që s’po mund të lëvizin lirshëm e të kenë qasje në shërbimet e nevojshme.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

“Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë të martën.

Policia ka thënë se po punon ngushtë me institucionet relevante të sigurisë për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Bllokadat në veri janë ngritur qëkur Policia arrestoi ish-policin serb, Dejan Pantiq, si të dyshuar për sulmet ndaj Policisë dhe KQZ-së në tentimin për t’i organizuar zgjedhjet në mes të dhjetorit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *